Presidenti i Real Betisit, Angel Haro, ka konfirmuar se Dani Ceballos ka refuzuar kontratën e re me klubit dhe se pritet zyrtarizimi i tij te Real Madridi.
20-vjeçari pritet të kalojë te “Mbretërit” të cilët kanë aktivizuar klauzolën e tij prej 12 milionë eurove.
“Ceballos ka refuzuar mundësinë e vazhdimit me Betisin”, ka thënë Haro. “Nga ajo që kuptojmë, Real Madridi ka arritur marrëveshje me lojtari për të kompletuar transferimin e tij”.
“Kemi bërë ofertë të mirë për lojtarin, por kur vjen një ekip dhe paguan klauzolën, ju nuk mund të bëni asgjë. Do t’ju njoftojmë me kohë për më të rejat, por situata nuk është në duart tona”.
Artikuj të ngjashëm