Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betim Halimi do të jetë nën urdhrat e Yaya Toures

Betim Halimi do të jetë nën urdhrat e ish-lojtarit të Manchester Cityt e Barcelonës, Yaya Toure. 37-vjeçari Toure është kthyer në qytetin ku edhe e nisi karrierën si futbollist në vitin 2003.

Toure do të jetë trajner asistent në skuadrën e Olimpik Donetskut që bën gara në elitën e futbollit ukrainas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesë e Olimpik Donetskut është edhe portieri kosovar, Betim Halimi.

Halimi (2.04m), është pjesë e skuadrës ukrainase prej shkurtit të vitit 2019.

24-vjeçari sivjet është paraqitur në katër ndeshje në Premier Ligën dhe Kupën e Ukrainës.

Olimpik Donetsku aktualisht është në vendin e shtatë.