Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besim Hasani mirënjohje të veçantë

Ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga Grupi KOHA.

"Dua të shprehi respektin e mirënjohjen ndaj koha grup. Është refleksion i punës që kemi bërë për ndërkombëtarizimin e sportit. Këtë mirënjohje e ndaj me shumë respekt me gjithë ata që kane kontribuuar në ndërkombëtarizim të sportit", tha Hasani.

Hasani për plot 25 vjet ka drejtuar Komitetin Olimpik të Kosovës.

Nuk i ka ndalur asnjëherë përpjekjet për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, ndërsa ishte në krye të KOK-ut kur Kosova u bë pjesë e familjes së madhe olimpike. Ka drejtuar organizatën olimpike edhe kur Kosova bëri histori me medaljen e parë të artë olimpike.

Artikuj të ngjashëm