Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, do të jetë në listën e partisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në një postim në Facebook, Hamza ka thënë se Kosova ka nevojë për profesionistë që sjellin përvojë, qetësi dhe rezultate, duke theksuar se përvoja e Hasanit në sport dhe menaxhimin e Komitetit Olimpik është shembull i vizionit dhe përkushtimit.
“Besimi bëri punë të jashtëzakonshme për anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore, duke hapur një epokë të re për sportin tonë dhe për medaljet që erdhën më pas. Kontributi i tij është një shembull i vizionit dhe përkushtimit”, ka shkruar Hamza.
Ai shtoi se me njerëz të tillë, Kosova mund të ecë përpara dhe se bashkë me energji të re dhe besim të plotë, do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin.
-
Hamza: Kam shpresuar se pas 16 shtatorit pozitën t’ua dorëzoja liderëve tanë
-
Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
-
PDK: Hamza ka treguar publikisht se kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme do të japë dorëheqje e s’do të kandidojë
-
Hamza zotohet për ulje të barrës financiare për familjet
-
Hamza: Kosova ka nevojë për punë, lidership serioz e rezultate