Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beshiktashi interesohet për Dermakun

Skuadra e njohur nga Turqia, Beshiktash, ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit Kastriot Dermaku ka njoftuar sajti turk "Fotomac".

Bëhet e ditur se Beshiktashi tashmë ka kontaktuar Dermakun, të cilit i ka ofruar kontratë katërvjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dermaku është pjesë e ekipit nga Serie B, Cosenza dhe te Beshiktashi mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon në fund të edicionit.

27-vjeçari këtë edicion ka 31 paraqitje për ekipin italian, derisa ka edhe dy ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë. Karrierë ka bërë vetëm në Itali, te skuadrat Empoli, Lucchese, Pavia e Melfi.