Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, ka realizuar një supergol për Melbourne Victoryn duke e çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale të Play-Offit në Australi.
Ai realizoi gol me “gërshërë” në minutën e 89-të për të siguruar fitoren 2 me 1 ndaj Adelaide Unitedit.
Goli i Berishës i siguroi ekipit kualifikimin në gjysmëfinale, ku do të takohet me Sydneyn.