Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka insistuar se goli i fundit me “gërshër” ndaj Adelaide United që i siguroi Melbourne Victorys kalimin në gjysmëfinale të A-League, ishte më i miri në karrierë, kanë shkruar mediumet australiane.
Berisha shënoi gol të bukur me “gërshërë” në minutën e 89-të për t'ia siguruar fitoren Melbournet me shifrat 2:1 në fundjavë.
“Personalisht mendoj se ky ishte goli më i mirë që e kam shënuar ndonjëherë. Po ashtu është goli im i parë që kam shënuar në këtë mënyrë”, është shprehur Berisha. “Është një gol që nuk e shënon shpesh në karrierë, ndoshta kurrë”.