Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, ka vazhduar formën e mirë në Australi, duke realizuar një gol në barazimin e Melbourne Cityt ndaj Central Coast Mariners.
Berisha realizoi gol pas një aksioni individual në minutën e 49, por rezultatin 1 me 1 e siguroi Powell pak minuta më vonë.
Me këtë barazim ekipi i Berishës është në pozitën e pestë me 20 pikë.