Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besart Berisha me dy gola në fitoren ndaj Marinersit

Western Unitedi ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Central Coast Mariners, e fjalën kryesore e pati sulmuesi kosovar Besart Berisha.

Ai shënoi dy herë në fitoren prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Berisha shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e gjashtë të takimit pas një krosimi nga Diamanti.

Një autogol nga Rowles e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 18, derisa pas tre minutave Berisha e trefishoi epërsinë.

Berisha arrin në kuotën e nëntë golave në 14 ndeshje në elitën e futbollit australian këtë edicion.

Me këtë fitore Westerni mban vendin e pestë me 20 pikë, derisa në vendime e dhjetë Central Coast Mariners.