Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi është shprehur i lumtur me pikë e arritur në ndeshjen ndaj Greqisë.
Halimi beson se Kosova meritoi më shumë në këtë takim.
“Besoj që kemi pas mundësi të marrim tri pikë nga ky duel, kemi bërë një paraqitje të bukur por ishim të pafat në golin e pësuar në pjesën e parë. Ishte e vështirë pasi Greqia ishte më e mirë në fazën e mbrojtës por Vedat Muriqi arriti të na shpëtojë në fund nga humbje. Duhet t’i përmirësojmë gabimet të cilat i kemi bërë. Në këto ndeshje kemi treguar se jemi të motivuar dhe mund të luajmë ndeshje të mira dhe të marrim rezultate pozitive. Shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen ndaj Spanjës”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm