Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas ndeshjes kundër Sllovenisë (0:0), duke pranuar se përballja ishte e vështirë dhe se kundërshtari i detyroi “Dardanët” të mbroheshin më shumë se zakonisht.
“Lojë e vështirë për ne. Sllovenia është mbrojtur shumë kur e kishim ne topin. Personalisht nuk e nënçmoj këtë pikë – do të na vlejë shumë muajin e ardhshëm”, deklaroi Muriqi.
Ai shtoi se gjatë analizës së kundërshtarit kishin vërejtur stilin e lojës me topa të gjatë, ndaj vendosi të tërhiqej për të ndihmuar mbrojtjen.
“Kam vendosur të tërhiqem që të mos kenë mundësi të dërgojnë topa pas mbrojtjes sonë, ku janë shumë të rrezikshëm. Diferencën e bëri Sllovenia, sepse na shtyu të mbrohemi më shumë dhe ka luajtur më shumë në fushën tonë, sidomos në 20 minutat e fundit”, theksoi ai.
Muriqi shtoi se pavarësisht pritjeve të mëdha dhe euforisë, ekipi duhet të ruajë qetësinë dhe fokusin.
“Kemi pasur një rënie të vogël, ndoshta nga pritjet për fitore të thellë. Por tani jemi të përqendruar – në Suedi do të shkojmë 100 për qind të gatshëm”, përfundoi kapiteni i Kosovës.
Vetëm një pikë për Kosovën ndaj Sllovenisë, mbetet në vendin e dytë
Aro Muriq i bëri disa pritje vendimtare, ndërsa Kosova mori një pikë të madhe në ndeshjen...-
Muriqi: Jemi të lumtur, por na ka mbetur edhe një hap për të arritur në Botëror
-
Muriqi: Jemi gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovakisë
-
Muriqi shpreson të shkruhet sërish historia në mars
-
Foda konfirmon mungesën e Muriqit: Pas pushimit veror do t’i rikthehet Kosovës në shtator
-
150 ndeshjet e Muriqit me Mallorcan