Besar Halimi është shprehur i lumtur me fitoren ndaj San Marinos.
Ai ka folur edhe për paraqitjen e tij personale pas një lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“Besoj që kam bërë një ndeshje të mirë. Jam i kënaqur edhe me paraqitjen time pas një lëndimi të cilin e kam kaluar. Kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe kemi arritur që të tregojmë ndeshje shumë të mirë. Kemi pasur një paraqitje solide dhe arritëm një fitore me këtë rezultat”, deklaroi Halimi.