Mendoni për një futbollist profesionist në njërin prej klubeve më të mira të Evropës këtë stinor. Mendoni për pagën e tij të madhe në një pjesë të botës ku nuk ka pse të paguajë taksa. Mendoni për Monakon, stilin luksoz të jetës, kazinot dhe pasurën.
Tash mendoni për Bernardo Silvan dhe rimendoni çdo gjë nga fillimi. Mesfushori organizator portugez është antitezë e një lojtari mesatar elitar. Klishetë nuk vlejnë për të. Në Monako ai ka jetuar në një apartament të vogël me një dhomë dhe një kuzhinë të vogël. Ai ka larë enët vetë pasi nuk kishte një enëlarëse dhe kishte terur rrobat në ballkonin e tij modest.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNatyrisht se pamja nga deti ishte impresionuese, por me gjithë ato para që ka fituar, rreth 30 mijë funte në javë (34.5 mijë euro), ai ka mundur të qëndrojë në një shtëpi të madhe në periferi të qytetit me të gjitha lukset në të. Mirëpo, Bernardo Silva nuk është i tillë. Ai nuk është dhënë pas luksit. Ai nuk bën tatuazhe dhe nuk blen orë dore luksoze, Ferrari apo aeroplan privat. Ai është ndryshe. Por, derisa Silva është një djalë i zakonshëm, ai nuk është lojtar i zakonshëm.
Në moshën 22-vjeçare, Silva ishte truri prapa skuadrës së Monacos që impresionoi në Ligue 1, duke fituar titullin e kampionit dhe arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ai sheh gjërat para çdokujt tjetër: hapësira, pasimi dhe vrapimi. Ai gjithmonë luan në lëvizje. Lëvizja e tij pa top është sensacionale.
Nuk mund të ketë lojtar më inteligjent se ai dhe kjo është edhe arsyeja pse Pep Guardiola e solli atë te Manchester City si përforcim për stinorin e ardhshëm, duke e bërë transferimin e parë të Cityt këtë verë. Guardiola i do lojtarët e mençur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.