Bernardo Silva është një prej emrave më të kërkuar në futbollin arab aktualisht.
Dhe për ta bindur futbollistin e Manchester Cityt të transferohet në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Hilali i ka ofruar 930 mijë euro pagë javore, ka shkruar “Daily Star” të dielën.
Qëkur u transferua te Manchester City në vitin 2017 nga Monaco, Silva ka qenë një prej më të mirëve në skuadër.
Ai ka zhvilluar 306 ndeshje, ndërsa ka kontribuuar me 55 gola e 59 asistime.
Silva me Cityn në edicionin e kaluar e fitoi tripletën, Premier Leaguen, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.
Në 55 ndeshje të edicionit të shkuar, Silva realizoi shtatë gola dhe dhuroi tetë asistime.