Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bernardo mbetet te City

Bernardo Silva ka vendosur të mbetet pjesë e Manchester Cityt edhe për këtë edicion.

“The Athletic” ka raportuar të mërkurën se Silva ka hequr dorë nga kërkesa e tij për t’u transferuar te Barcelona këtë verë.

Thuhet se këtë vendim Silva e ka marrë për shkak të kërkesës së lartë të Cityt për kartonin e tij.

City i ka kërkuar Barcelonës 100 milionë euro për ta liruar Silvan, për të cilin thuhej se kishte arritur marrëveshje personale me ekipin spanjoll.

28-vjeçari është pjesë e Cityt prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.