Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berishaj lufton mirë por mbetet pa medalje

Taekwondistja shqiptare, Angjella Berishaj i është afruar medaljes në Lojërat Evropiane. Berishaj është nga Tuzi, ndërsa e përfaqëson Malin e Zi.

Ajo garoi në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa luftoi për medalje të bronztë. Pësoi 2:0 nga francezja Althea Laurin. Francezja ishte bindshëm më e mirë.

Berishaj fillimisht e mposhti garuesen e Gjermanisë, Alema Haxhiq.

Më pas ishte më e mirë se polakja Marcelina Koszel. Në gjysmëfinale pësoi nga garuesja e Serbisë, Nadica Bozaniq. Nuk e mori veten dhe për medalje të bronztë ishte plotësisht jashtë ritmit të duhur. 17-vjeçarja garoi të hënën.

Angjella është shpresë e madhe e sportit të Malit të Zi. Është pjesë e klubit Besa nga Tuzi, ndërsa për trajner e ka Nikollë Gegajn.

Francezja Laurin është kampione e botës këtë vit. Në Lojërat Olimpike të Tokios kishte fituar medalje të bronztë. Vjet ishte kampione evropiane. Pra është top-garuese. Karrierë e madhe i parashikohet edhe shqiptares Berishaj.