Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi, nënkampion i Evropës për U21 në taekwondo

Bleron Ademi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të taekwondos, për grupmoshën U21, në kategorinë deri në 54 kilogramë.

Taekwondisti Ademi, medaljen e argjendtë e fitoi të enjten në Evropianin që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, dhe që përfundon të dielën.

Ai pati pesë luftëra, ndërsa i fitoi katër prej tyre. U mposht në finale.

Rrugëtimin deri në vendin e dytë të podiumit, Ademi e nisi me fitore 2:0 ndaj sllovenit Aljaz Miklavçiq.

Me rezultatin 2:0, Ademi fitoi edhe ndaj spanjollit Isaac Vives Saez.

Edhe E bronzta e Ademit, “shpërblimi” i Evropianit në Prishtinë Luftarake E bronzta e Ademit, “shpërblimi” i Evropianit në Prishtinë

Ademi nuk u ndal as në gjysmëfinale. Mposhti edhe taekwondistin nga Greqia, Konstantinos Dimitropoulos, me rezultatin 2:1.

Në finale, humbi 2:1 nga spanjolli Ivan Escolar Parra.

“Bleron Ademi shpallet nënkampion Evropian në Kampionatin Evropian të Taekwondosë U21 në Bukuresht, Rumani, në kategorinë deri 54 kilogramë. Medalje historike për sportin e Taekwondos së Kosovës. Urime Bleronit për medalje të argjendtë. I dëshirojmë suksese në kampionatet e radhës. Të gjithë garuesve tanë të Kosovës, suksese”, ka shkruar Federata e Taekwondosë së Kosovës të enjten.

Të enjten garuan edhe Jon Gashi, Elion Agushi dhe Arnis Agushi në kategorinë deri në 74 kilogramë.

Edhe Pas medaljes së argjendtë evropiane, Ademi premton suksese të tjera për Kosovën Sport Pas medaljes së argjendtë evropiane, Ademi premton suksese të tjera për Kosovën

Të gjithë humbën në luftërat e para.

Të premten garon Denis Bllaca në kategorinë deri në 58 kilogramë, ndërsa më 10 dhjetor garon Mal Sahiti, në kategorinë deri në 68 kilogramë.