Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha prezantohet në Japoni

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, është prezantuar te klubi japonez Sanfrecce Hiroshime.

32-vjeçari ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, me ç’rast do të fitojë rreth katër milionë euro.

Në prezantimin e tij në Japoni, Berisha ka thënë se me skuadrën e re do të kërkojë vetëm fitore dhe trofe.

“Do të luaj që të fitoj. Kudo që shkoj, shpirti im s’ndryshon. Kam ardhur të fitoj trofe”, ka thënë ai në konferencën e prezantimit.

Berisha ka marrë fanellën me numrin 16.


 

Artikuj të ngjashëm