Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha, ylli i Australisë në kërkim të minutave në Japoni

Periudha kur Besart Berisha shënonte gola shpesh, po duket shumë e largët tashmë. Për sulmuesin 33-vjeçar tani sfidë paraqet aktivizimi e jo shënimi i golave. Berisha po luan fare pak për skuadrën japoneze Sanfrecce Hiroshima, tek e cila është transferuar më 2 korrik të këtij viti.

Prej atëherë Hiroshima ka luajtur 11 ndeshje kampionale. Ndërkohë, sulmuesi kosovar është aktivizuar në vetëm dy prej tyre, shkruan sot “Koha Ditore”. Më 28 korrik u aktivizua në minutën e 68-të në humbjen 4:1 të skuadrës së tij. Më 1 gusht luajti prej minutës së 89-të në fitoren 4:1 të Hiroshimas.

Prej atëherë në tri ndeshje kampionale ishte në stol e në katër të tjera nuk ishte fare pjesë e skuadrës. Skuadra e Berishës së fundi luajti të shtunën, ndërsa Berisha nuk ishte i grumbulluar. Ai ishte i grumbulluar për dy ndeshje të mëhershme, por pa e fituar rastin.

Ai ka kompletuar vetëm ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës së Japonisë, që Hiroshima e fitoi 4:1 ndaj Nagoyas, më 22 gusht. Ajo ndeshje u vendos pas vazhdimeve dhe Berisha luajti 120 minuta. Asistoi në një prej golave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)