Dardan Berisha është kthyer në Kosovë, pas një sezoni të suksesshëm në kampionatin italian, te skuadra e Juve Caserta.
Berisha u transferua nga kampionatin polak në Serie A, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë në kampionat.
Basketbollisti më i mirë i Kosovës, për Sportin në KTV, ka folur rreth eksperiencës në Serie A, dhe ofertave nga klube të ndryshme.
28-vjeçari aktualisht është duke qëndruar në vendlindje ku pritet t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Basketbollisti i Kosovës, nuk ka mohuar mundësinë e rikthimit në kampionatin e Kosovës, ku më herët kishte djersitur fanellën e Pejës dhe Sigal Prishtinës.