Dardan Berisha mund të rikthehet në Superligën e Kosovës në basketboll.
Interesim për basketbollistin pejan ka shprehur ish-skuadra e tij Sigal Prishtina.
Burimet e Sportit në KTV, pranë klubit “bardhekaltër” bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me Berishën, për një rikthim të mundshëm në kryeqytetet.
Përveç Prishtinës, interesim për 29-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadra të njohura evropiane pas paraqitjeve fantastike në kampionatin çek.
Dardani edicionin që lamë pas u aktivua te skuadra Nymburk me të cilën skuadër fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e shtetit.
Artikuj të ngjashëm