Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëvizjet e janarit rrisin rivalitetin në Superligë

Ndonëse në vend të gjashtë aktualisht, Peja me transferimin e Dardan Berishës pritet të përfshihet në garën për titull në Superligën e Kosovës në basketboll. Berisha të premten është transferuar nga Peja si lojtar i lirë. Por janë edhe lëvizje të tjera të klubeve që pritet të rrisin ndjeshëm rivalitetin në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubet e Superligës ishin shumë aktive në ditët e para të janarit. Lëvizje të tjera priten në ditët në vazhdim, lëvizje që pritet ta bëjnë garën për titull, por edhe për pozitat e tjera, dukshëm më interesante se deri më tani, shkruan Koha Ditore.

“Me Dardan Berishën dhe fondin e lojtarëve që kemi ne besojmë se Peja do të kthehet aty ku e ka vendin, në krye të basketbollit kosovar. Synimi ynë është titulli, ndonëse nuk e di nëse një skuadër që pas stinorit vjeshtor ishte në vendin e gjashtë ia ka dalë të shpallet kampione në fund”, ka thënë kryetari i Pejës, Art Gashi. Ai ka bërë të ditur se Peja e synon edhe një basketbollist të pozitës qendër për të kompletuar ekipin. Peja ka kthyer edhe Arti Hajdarin, ndërsa ka angazhuar qendrën kanadeze, Keanau Post.

Lëvizja e Berishës e ka edhe anën tjetër të tregimit. Sigal Prishtina nuk do të ketë forcën e zakonshme, të paktën sa u takon lojtarëve vendorë dhe kjo do të bëjë që kampionati të jetë më i barabartë. Prishtina ka dominuar basketbollin në vend në vitet e fundit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)