Dardan Berisha do të jetë pjesë e skuadrës së Pejës edhe për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.
Lajmin për qëndrimin e Berishës, e ka konfirmuar edhe klubi Pejan të hënën në “Facebook”.
Në njoftimin e Pejës, thuhet se Berisha e ka vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin me Pejën.
Berisha u rikthye te Peja në fillim të vitit të shkuar dhe e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës në sezonin 2019/20.