Besart Berisha me një gol të realizuar ndaj Central Coast Mariners, i ka ndihmuar Melbourne Victorys që të marrë pikët e plota në ligën australiane.
Sulmuesi 29-vjeçar i përfaqësueses së Kosovës me golin e realizuar ka thyer një rekord në historinë e ligës. Ai sot ka shënuar golin e 100-të në Australi.