Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, të premten është futur në histori të futbollit të Australisë, shkruan sot Koha Ditore.
Ai është bërë futbollisti i parë që ka arritur në kuotën e 100 golave të shënuar në A-League. Golin jubilar Berisha e shënoi kundër Central Coast Mariners në kuadër të xhiros së 27-të. Goli i tij historik njëkohësisht ia siguroi fitoren Melbournet me rezultatin 1:0, që ishte e para pas tri dështimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 31-vjeçar golin e shënoi në minutën e 79-të nga afërsia pas asistimit të Jai Ingham. Luajti tërë ndeshjen.
Pas përfundimit të ndeshjes Berisha ishte emocional dhe për këtë arritje historike ka falënderuar të gjithë, përfshirë këtu lojtarët me të cilët ka luajtur dhe trajnerët që ka punuar. Ai ka pranuar se pas largimit nga Evropa ishte i vendosur për të treguar aftësitë që ka në Australi.
"U jam shumë falënderues të gjithëve. Të gjithë lojtarëve, të gjithë trajnerëve që kanë besuar në mua dhe më kanë ofruar rastin për të luajtur në Australi. Kur erdha në Australi kam dashur të punoja intensivisht për të pasur sukses, pasi në Evropë kisha kohëra të vështira", ka deklaruar Berisha.
"Duhet të falënderoj familjen time, pasi edhe për të ka qenë shumë vështirë, ka bërë shumë sakrifica. Ajo më ka përkrahur gjithmonë. Jam shumë i lumtur që kam shënuar 100 gola dhe falënderues që kam vendosur të vija në këtë shtet për të luajtur".
Berisha kuotën e 100 golave në A-League e ka arritur me fanellën e dy skuadrave. Me Brisbane Roar ka realizuar 48 gola dhe 52 tjerë me Melbournen, pjesë e të cilit është prej vitit 2014. Në të vërtetë Berisha në gjashtë edicione që luan në A-League ka regjistruar 156 paraqitje dhe ka mesatare prej 0.64 golave për ndeshje.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.