Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha luan një tjetër ndeshje në Çeçeni

Bernard Berisha ka luajtur një tjetër ndeshje në Çeçeni. Ai ishte titullar te Akhmat Grozny që humbi në shtëpi me rezultatin 2:1 nga Rubin Kazani.

Berisha luajti deri në minutën e 77-të në ndeshjen që u zhvillua të hënën, në kuadër të xhiros së 20-të të Premier Leagues së Rusisë.

Berisha është kapiten i Akhmat Groznyt, që zë vendin e shtatë me 30 pikë. Rubin Kazani është i dhjeti me 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm