Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, do të luajë në finalen e kampionatit australian, ku skuadra e tij Melbourne Victory do të ndeshet me Newcastle Jets, të shtunën në Newcastle.
Dhe kjo nuk është gjë e re për të. Ai në karrierën e ndritur në futbollin australian ka katër finale të luajtura. Tri prej tyre i ka fituar, e madje edhe ishte vendimtar, transmeton Koha Ditore.
Sulmuesi që mban rekordin për gola të shënuar në Australi pret të fitojë titullin e katërt.
"Ju e dini se sa e veçantë është të fitoni një finale madhështore, kështu që në çdo finale që ke mundësi të luash, është gjithmonë e veçantë. Do të provojmë gjithçka për të fituar. Është finalja ime e pestë në Australi dhe e treta me Melbourne Victoryn, është diçka e papërshkrueshme. Është viti im i shtatë dhe finalja e pestë. Ndihem sikur po bëhem më i ri dhe jo më i vjetër. Po ndiej gjithnjë e më shumë gëzim. Nuk e di kur do të jetë loja ime e fundit. Unë jap gjithçka dhe nuk garantoj asgjë", ka thënë Berisha, përcjell "dailyfootballshow.com". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).