Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha ka treguar për synimet që do t’i ketë me klubin e ri, Torinon. Ai në emisionin Sporti Total të KTV-së ka thënë se me Torinon synon suksese të mëdha. Berisha skuadrës së Torinos i është bashkuar nga skuadra tjetër italiane, SPAL. “Ishte e duhur të bëj hap para në karrierë. Torino është një ndër klubet më të mira dhe më të vjetra në Itali. Kur më është dhënë kjo mundësi, nuk kam hezituar. Por, duhet ta dimë që edhe vitin e kaluar. E njoh ligën dhe lojtarët, kështu që për mua është gjithçka më e lehtë. Do të mundohem të jap gjithçka nga vetja në ushtrime, që është pikëpamja kryesore që të zhvillohet një futbollist. Dhe kjo do të jetë gjëja që mund t’u premtoj të gjithëve, pastaj lojërat që do t’i zhvilloj do të mundohem ta jap më të mirën. Do të jetë kampionat i fortë. Besoj se Torino do të bëj hap para. Drejtuesit e klubit më njohin dhe i dinë kualitetet e mia dhe jam i sigurt që do ta ndihmoj klubin për sukseset që do t’i ketë këtë sezon”, ka thënë Berisha.
Për Samir Ujkanin dhe Mërgim Vojvodën
Portieri Berisha ka folur edhe për dy futbollistët tjerë shqiptarë të Torinos, portierin Samir Ujkani dhe mbrojtësin Mërgim Vojvoda. Ka theksuar se nuk e di nëse do ta ta takoj Ujkanin, që i ka skaduar kontrata. Por, ka theksuar se ka folur me Vojvodën. “Nuk e di a është ende, e di që kam qe qenë. Nuk ka ma pasur rastin të flas, e di që është Vojvoda. Nesër do të udhëtoj për Torino dhe aty do të shikoj se kush është. Sa i përket Samirit, nuk kam pasur rastin të takohem apo të dëgjohem me të”, është shprehur ai.
Për Italinë
Ish-portieri i 2 Korrikut dhe Kosovës ka folur edhe për mundësinë që Italia ta fitoj Evropianin. Ai në të kaluarën ka qenë portier edhe te dy skuadrat e Serie A, Atalantas dhe Lazios. Thotë se ka shumë shokë që luajnë te Italia. Italia në gjysmëfinale të martën do të përballet me Spanjën. “Kam qenë i shkëputur nga ekranet, por kam përcjellë Italinë dhe Anglinë, të cilat po bëjnë shumë mirë. Ekip i preferuar është Anglia dhe ka bërë lojëra të mira deri tash dhe shpresoj pse jo edhe ta fitoj”, ka theksuar Berisha. “Italinë e shoh favorit se janë të bashkuar dhe të gjithë kanë një objektiv, sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Shumë pak ekipe kam parë një grup të tillë. Loja e Francës nuk ka qenë aq bindëse sa ka qenë kjo e Italisë. Shumë prej tyre i kam shokë dhe ju dëshiroj të shkojnë sa më lart dhe ta fitojnë kampionatin”.
Për Shqipërinë
Edhe
Pas mundësisë së humbur për Botëror, Gjimshiti synon Evropianin
Berisha ka qenë pjesëmarrës me Shqipërinë në “Euro 2016”. Ishte portier i parë në Evropianin ku në Grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë fitoi tri pikë. Shqipëria e mposhti Rumaninë, por nuk arriti ta kaloj grupin.
Ai vlerëson lart grupin e lojtarëve që kishte Shqipëria në “Euro 2016”. Madje, thotë se mund të mos përsëritet uniteti. “Ishte edhe hera e parë dhe kur shikon shqiptarët në Marseille, është ndjenjë e papërshkruar. U munduam ta përsërisim, por nuk ia arritëm. Edhe Kosova u mundua, por nuk ia doli. Ndeshjet e shtatorit janë të rëndësishme për ne dhe do të mundohemi ta bëjmë më të mirën. Është shumë e vështirë dhe me siguri se edhe ne kemi pasur grupin e vështirë Francë, Zvicër dhe Rumani. Grupi që ka qenë atëherë i bashkuar, do të jetë i vështirë. Kur ke grupin është e rëndësishme. Kështu po e shohim edhe Italinë”, ka deklaruar Berisha.