Mesfushori Valon Berisha i ka vlerësuar të rëndësishme ndeshjet miqësore ndaj Armenisë dhe Hungarisë.
Ai ka thënë se dy miqësoret e këtij muaji, Kosovës do t’i shërbejnë si test për ndeshjet e edicionit të Ligës së Kombeve. Kosova ndaj Armenisë luan të premten, kurse më 26 mars ndaj Hungarisë.
“Janë dy miqësore të rëndësishme me trajner të ri. Kemi nevojë ta nisim me atmosferë të mirë të krijojmë atmosferë dhe ta kuptojmë stilin e tij. Duhet të bëhemi sa më të fortë për të qenë gati pastaj për ndeshje kualifikuese. Stërvitja e parë ka qenë më e lehtë, sot ka qenë më shumë taktikisht. Nesër besoj se do të luajmë se si do të mbrohemi. Ka filluar direkt me mënyrën se si dëshiron ai të paraqitet me ne në ndeshje. Janë ndeshje miqësore, por shumë të rëndësishme. Janë dy lojë të mira, por sidomos me Hungarinë që do të luajë në Evropian. Na duhet të krijojmë atmosferë e mirë dhe këto dy lojë do të na tregojnë se ku jemi”, ka thënë Berisha për FFK-në. Berisha është pjesë e skuadrës austriake LASK.