Mërgim Berisha dhe Albert Vallqi kanë luajtur për Salzburgun që pësoi 2:0 nga Villarreali në 1/16 e finales së Ligës së Evropës. Dy kosovarët kompletuan ndeshjen por nuk mundën ta ndihmojnë ekipin austriak për ta shmangur humbjen.
Paco Alcacer shënoi për 1:0 në minutën e 41-të, ndërsa Fer Nino në minutën e 71-të vendosi rezultatin përfundimtar. Gerard Moreno asistoi në të dy golat.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Spanjë. Por Villarreali ka bërë punë të madhe për avancim tutje.
Artikuj të ngjashëm