Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka konfirmuar në Twitter se Bartosz Bereszynski, i është bashkuar skuadrës napolitane nga Sampdoria.
Polaku transferohet në “Stadio Maradona” si i huazuar deri në fund të sezonit.
De Laurentiis postoi një fotografi të futbollistit polak duke nënshkruar kontratën dhe i uroi mirëseardhje.
Produkti i Akademisë së Napolit, Alessandro Zanoli, i është bashkuar Sampdorias, si pjesë e kësaj marrëveshjeje.