Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berardi nuk largohet nga Sassuolo

Sulmuesi i krahut, Domenico Berardi, do të jetë pjesë e skuadrës së Sassuolos edhe për sezonin e ri, ka njoftuar “Football-Italia” të mërkurën. Qëndrimin te Sassuolo, Berardi e ka konfirmuar me ndërrimin e numrit në fanellë.

Në edicionin e ri, Berardi do ta bartë fanellën me numrin dhjetë në vend të numrit 25, të cilin e ka bartur zakonisht. Këtë afat kalimtar të verës, Berardi ka qenë i lidhur me kalim te Juventusi apo Milani, por 27-vjeçari ka refuzuar një mundësi të tillë për t’i mbetur besnik Sassuolos.

Berardi ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024 dhe është pjesë e ekipit prej vitit 2015.

Artikuj të ngjashëm