Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beqiraj ia siguron fitoren Malit të Zi

Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj ia ka siguruar fitoren Malit të Zi në ndeshjen në udhëtim ndaj Luksemburgut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Beqiraj realizoi në minutën e 93-të nga penalltia. Ai u aktivizua në minutën e 75-të. Mali i Zi triumfoi 1:0.

Mali i Zi kryeson Grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve me gjashtë pikë, Luksemburgu është i dyti me tri pikë, Azerbajxhani i treti me tri pikë dhe Qipro është në vend të katërt pa pikë.

 

 

Artikuj të ngjashëm