Karim Benzema vazhdon të shtojë emrin e tij në librat e rekordeve të Real Madridit, duke shënuar golin e tij të 323-të të enjten për t’u barazuar me Raul Gonzalezin si golashënuesi i dytë më i mirë i klubit pas Cristiano Ronaldos. Benzema shënoi në pjesën e parë të fitores 6:0 të Real Madridit ndaj Levantes të vendin e fundit në ligën spanjolle, ndonëse ekipi i trajnerit Carlo Ancelotti ka disa javë që e ka siguruar titullin e kampionit në La Liga. Rezultati vulosi rënien e Levantes në një kategori më poshtë për sezonin e ardhshëm pas pesë vjetëve rresht në elitën e futbollit spanjoll.
Vinicius Junior, partneri i besuar i Benzemas në sulm gjatë gjithë sezonit, shënoi “hat trick” për Real Madridin teksa vazhdon të përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në Paris më 28 maj, kur do të përpiqet të fitojë trofeun e 14-të evropian. Benzema tani ka 128 gola më pak se 451 golat e shënuar nga portugezi Ronaldo, i cili luajti në klub deri në vitin 2018. Raul, trajneri i skuadrës “B” të Realit, luajti për klubin në vitet 1990 dhe 2000. Goditja me kokë e Benzemas nga afërsia në minutën e 19-të pas një harkimi të Viniciusit, ia dha sulmuesit francez golin e 27 këtë edicion në ligë, i cili tani ka nëntë gola më shumë se çdo lojtar tjetër në kompeticion këtë sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shënuar më shumë se një të tretën e 79 golave të Real Madridit në ligë deri më tani. Ishte goli i 20-të në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat për Benzeman, i cili ka qenë kyç në ecurinë e Realit në finalen e Ligës së Kampionëve, duke shënuar gola vendimtarë në çdo raund eliminator të turneut evropian – përfshirë dy “hat-tricka”. Ai mund të kishte shtuar në llogarinë e tij edhe një gol të enjten, por pa egoizëm asistoi te Viniciusi për golin e pestë të Realit në duelin ndaj Levantes.
“Lidhja me Benzema ka qenë shumë e mirë gjatë gjithë sezonit”, pranoi Vinicius, i cili tani është golashënuesi i tretë më i mirë në ligë me 17 gola. “Karimi ka pasur një sezon të mrekullueshëm dhe shpresojmë se ai mund ta përfundojë atë duke fituar ‘Topin e Artë’ sepse e meriton”.
Viniciusi kishte shënuar golin e tij të parë në pjesën e parë përpara se të mbyllte rezultatin në minutat e fundit me golin e tretë personal për Real Madridin. Ferland Mendy dhe Rodrygo shënuan golat e tjerë pa përfunduar pjesa e parë. Benzema u zëvendësua në të 75-të së bashku me Luka Modriqin, i cili asistoi në tre golat e ekipit të tij.
Benzema, Modriq, Mendy, Vinicius dhe portieri Thibaut Courtois nuk kishin startuar në derbin e javës së shkuar kundër Atletico Madridit, ndeshje kjo që Reali e humbi me rezultatin 1:0. Atletico nuk ia bëri gardën e nderit Realit në stadiumin “Wanda Metropolitano”, por lojtarët e Levantes e bënë të enjten, duke u rreshtuar në krah dhe duke duartrokitur lojtarët e klubit madrilen teksa hynin në fushë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.