Sulmuesi Karim Benzema po vazhdon me formë të lartë. Ai të dielën mbrëma realizoi dy gola për fitoren e Real Madridit.
Madridi në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Espanyolit.
Në minutën e 88-të, Rodrygo bëri krosim të bukur në zonë, ndërsa Benzema nuk lëshoi rastin duke shënuar për 2:1. Për Benzeman ishte goli i dytë këtë edicion. Në minutën e 100-të, francezi shënoi gol nga goditja e dënimit për 3:1. Portieri i Espanyolit u përjashtua me herët me të kuq dhe në portë hyri një lojtar i Espanyolit.
Benzema ditë më parë u shpall lojtari më i mirë i vitit sipas UEFA-s, ndërsa është favorit edhe për Topin e Artë.
Reali kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 12-të. Vinicius Junior ishte realizator. Shifrat në 1:1 i barazoi Joselu në minutën e 43-të.
Reali është i pari në tabelë me 9 pikë, sa i ka edhe Real Betisi. Espanyoli mbetet me një pikë në pozitën e 16-të.
Edhe
Fiton Real Madridi, titulli mund të vendoset në “El Classico”
https://streamff.com/v/d0a3ef?fbclid=IwAR2PkAw9ypPjK0kiYCdejPiSx0FxGsJfBROPPO89RKXl4_cMsoudfQl09Y4
https://streamff.com/v/271396?fbclid=IwAR24km7v92FgSMVf4gR1VnA95v2rMUTKJF1JqrYiTbPqdAJnOvHiAoUEWuM