Rinia dhe përvoja. Shpejtësia dhe qetësia. Kur kombinohen të gjitha këto atëherë prodhohen shumë gola.
22-vjeçari Vinicius Junior dhe veterani Karim Benzema po dëshmojnë se janë partnerë idealë sulmues për Real Madridin, duke u bashkuar në perfeksion për ta bërë kampionin e Evropës të lulëzojë. Dyshja u shfaq përsëri në rimëkëmbjen mahnitëse të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, të martën mbrëma, duke shënuar nga dy gola secili në fitoren 5:2 kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales. Të dy patën gjithashtu nga një asistim - për njëri-tjetrin - ndërsa Real Madridi u kthye pas disavantazhit prej dy golave për të siguruar një epërsi komode për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Vinicius dhe Benzema kanë shënuar 17 gola dhe kanë bërë tetë asistime për Real Madridin vetëm këtë vit. Ndërsa gjithë edicionin numri i përgjithshëm i golave të tyre është 36, nga 18 secili. Ata kanë gjithsej 14 asistime.
Vini e Benzema e kanë plotësuar njëri-tjetrin përpara, duke ditur gjithmonë se si ta gjejnë njëri-tjetrin me pasime të shpejta ose me topa të gjatë për të krijuar mundësi shënimi. Vinicius kontribuon kryesisht me vrapimet e tij dhe lëvizjet e shkëlqyera pas mbrojtësve, ndërsa 35-vjeçari Benzema shton prekjet e tij të zgjuara dhe përfundimet e sakta. Ata lulëzuan së bashku edhe sezonin e kaluar, kur Benzema u kurorëzua si lojtari më i mirë në botë. Këtë herë është Vinicius që merr rolin kryesor në sulmin e Real Madridit.
“Viniciusi për momentin për mendimin tim është lojtari më vendimtar në futbollin botëror, njeriu që mund të bëjë ndryshimin më të madh”, tha trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Edhe
Viniciusi u përgjigjet kritikave me paraqitje të shkëlqyer
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u pajtua se Vinicius është një nga lojtarët më të mirë në botë për momentin, dhe tha se as “Benzema nuk është i keq”. Trajneri Ancelotti e vlerësoi gjithashtu Rodrygon, sulmuesin tjetër madrilen që shpesh është bashkuar në mënyrë efektive me Viniciusin dhe Benzeman.
Benzema fajësoi lëndimet që nuk mundi të luante edhe më mirë dhe të përputhej me shifrat e tij mbresëlënëse nga sezoni i kaluar.
“Nuk kam luajtur shumë deri më tani, por e rëndësishme është që po kontribuoj për ekipin me gola dhe asistime”, tha ai. “Po vij në fund të një sezoni ku kam luajtur shumë ndeshje. Unë u lëndova para Kupës së Botës dhe është e vështirë të arrish nivelin më të lartë. Por gradualisht po ndihem më mirë. Kam bërë një paraqitje të mira dhe do të vazhdoj me këtë ritëm”.
Vinicius ka pasur sukses pavarësisht se është përballur me fyerje raciste dhe sulme të urrejtjes nga tifozët kundërshtarë që nga fillimi i edicionit. Ai shënoi dy herë në pjesën e parë për të kthyer Real Madridin në lojë në ndeshjen e së martës në stadiumin “Anfield Road”.
“Performanca e Vinit na ngriti dhe na bëri që të kthehemi fuqishëm pas dy golave të pranuar”, tha mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde.
Edhe
Benzema po shënon gola, teksa Reali synon trofetë në Spanjë dhe Evropë
Golat e Benzemas erdhën në pjesën e dytë, ndërsa një gol tjetër për Real Madridin e shënoi mbrojtësi Eder Militao.
B O X ****
t: Liga spanjolle paraqet ankesa të reja për fyerje raciste
Liga spanjolle paraqiti tri ankesa të tjera për fyerje raciste gjatë ndeshjeve, duke përfshirë dy raste ndaj sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior. Liga tha se një tifoz i Mallorcas u identifikua për fyerje në dy raste ndaj lojtarëve - një herë kundër Viniciusit dhe një here tjetër kundër mesfushorit të Villarrealit, Samu Chukwueze.
Edhe
Reali mbështetet te Benzema edhe për sezonin e ri
Liga shtoi se policia ka marrë një deklaratë nga individi, i cili u identifikua nga zyrtarët e sigurisë së Mallorcas. Ankesa e tretë ishte kundër një tifozi të Osasunas që ofendoi Viniciusin, megjithëse personi ende nuk është identifikuar. Liga spanjolle ka paraqitur tetë ankesa tek autoritetet për fyerje raciste ose brohoritje kundër Viniciusit. Tri prej tyre janë lënë në sirtar nga prokurorët dhe tri të tjera janë pranuar për shqyrtim para gjykatave.
Autoritetet nuk i kanë gjetur ende ata që janë përgjegjës për varjen e figurës së Viniciusit në një urë në Madrid përpara derbit kundër Atletico Madridit, muajin e kaluar. Ka pasur pak dënime për sulmet e urrejtjes kundër lojtarëve të futbollit në Spanjë, megjithëse kohët e fundit Valladolidi pezulloi 12 mbajtës të biletave sezonale ndërsa konfirmoi abuzimin verbal të tyre ndaj Viniciusit.