Një nga lojtarët më në formë të Real Madridit, Karim Benzema mund ta humbë derbin ndaj Barcelonës.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se francezi ka pak gjasa që të paraqitet në “El Clasicon” e së dielës shkaku i lëndimit.
Benzema u lëndua në ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Mallorcas duke u detyruar të lërë fushën para kohe.
Lojtari ka stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit. Ai do të grumbullohet për këtë takim, por trajneri Carlo Ancelotti thuhet se nuk do ta rrezikojë me lojtarin.
Benzema ka shkëlqyer këtë sezon me madrilenët duke shënuar 22 gola dhe 13 asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm