Karim Benzema është duke kaluar një formë fantastike te Real Madridi këtë sezon.
Sulmuesi francez është lojtari kryesor te madrilenët, të cilët për titullin e kampionit në La Liga dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.
Benzema që realizoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Mallorcas, në të cilën u lëndua dhe u detyrua ta lë fushën para kohe.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se lojtari ka pasur një lëndim në kofshën e këmbës së majtë.
Por stafi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se Benzema do të jetë i gatshëm për “El Clasicon” që luhet të dielën.
Benzema këtë edicion në 34 ndeshje ka realizuar 32 gola dhe 13 asistime.