Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Belotti i mungon vetëm 20 ditë Torinos

Andrea Belotti do të jetë jashtë fushës vetëm për 20 ditë, ka njoftuar klubi i tij, Torino. Belotti i është nënshtruar testeve pas kthimit nga grumbullimi me Italinë dhe është konfirmuar se nuk ka të thyer asgjë.

Ai do ta shfrytëzojë për rikuperim pushimin që klubet e kanë shkaku i ndeshjeve kualifikuese për botërorin “Katari 2022”.

Kapiteni i Torinos u lëndua në ndeshjen kundër Fiorentinës në kuadër të kampionatit elitar të Italisë, Serie A. Ishte menduar se sulmuesi ka lëndim më të rëndë, por të mërkurën u vlerësua se do të kthehet për 20 ditë.

Artikuj të ngjashëm