Mesfushori Jude Bellingham ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Spanjë.
“Goal” ka raportuar se interesim për transferimin e 18-vjeçarit ka shprehur skuadra e Real Madridit. Po ashtu, bëhet e ditur se krerët e Borussia Dortmundit janë të gatshëm ta mirëpresin ofertën e klubit spanjoll për shkak se Bellingham ka paralajmëruar largimin nga Gjermania këtë verë.
Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025 kurse interesim të madh për të kanë treguar kryesisht ekipit nga Premier League, Liverpooli e Manchester City.
Bellingham këtë sezon ka gjashtë gola e 13 asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat për Dortmundin.