Ylli anglez i Real Madridit, Jude Bellingham, u transferua këtë verë te skuadra madrilene nga Borussia Dortmundi.
Dhe për një kohë të shkurtër, 20-vjeçari është ambientuar shumë mirë. Po shihet si i pazëvendësueshëm në mesfushën e klubit të madh spanjoll.
Ai ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Real Madridi për kohë të gjatë.
“Dua të qëndroj te Real Madridi për 10-15 vjetët e ardhshëm të jetës sime. Dua të jem këtu dhe më pëlqen të jem këtu”, ka thënë Bellingham për “Channel 4”.
Bellinghami në verë ka refuzuar të gjitha klubet e mëdha angleze dhe nuk po shpreh dëshirë për të luajtur në Premier League. Ndoshta nuk do të luajë kurrë në elitën e futbollit anglez.
Bellingham në 10 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat ka po aq gola të shënuar. Ndërkohë, ka kontribuuar edhe me tri asistime.