Kur iu tha se është lojtari më i mirë i ndeshjes pas fitores së Belgjikës 1:0 kundër Kanadasë në ndeshjen hapëse, mesfushori Kevin de Bruyne u turpërua kur pranoi çmimin.
“Nuk mendoj se luajta ndeshje të mirë. Nuk e di pse e kam pranuar këtë trofe”, tha ai. “Ndoshta është për shkak të emrit”.
Ai e ka shansin që të përmirësohet në ndeshjen e së dielës kundër Marokut në orën 14:00.
Fitorja e Belgjikës do të jetë e nënta në fazën e grupeve, që prej turneut të vitit 2002. Belgjika nuk ishte kualifikuar për Botërorin e vitit 2006 dhe 2010.
Maroku e mbajti në barazim pa gola Kroacinë në ndeshjen hapëse të Grupit F dhe nuk duket të ketë frikë as kundër Belgjikës, pasi arriti që ta neutralizojë Luka Modriqin në atë ndeshje. Por ekipi ende është duke u njoftuar me njëri-tjetrin, përfshirë edhe përzgjedhësi Walid Regragui, i cili u emërua në fund të muajit gusht dhe e udhëhoqi skuadrën në tri ndeshje miqësore para se të arrinte në Kupë të Botës.
“Arritja në këto kushte nuk është e lehtë, por e pranova sfidën”, ka thënë Regragui.
Belgjika është e pamposhtur në katër ballafaqimet e fundit në Kupë të Botës, kundër skuadrave afrikane.