Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

De Bruyne: Duhet të jemi të vendosur

de

Përfaqësuesja e Belgjikës nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Kupën e Botës. 

Belgjika pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka dy barazime. Në xhiron e parë barazoi 1:1 me Egjiptin, kurse në ndeshjen e dytë barazoi pa gola me Iranin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushori Kevin De Bruyne ka thënë se skuadra tashmë duhet të jetë edhe më e vendosur. Ai ka deklaruar se skuadra duhet të di se si t’i menaxhojë momentet pozitive dhe ato negative. 

“Nevojitet më shumë ekuilibër dhe duhet të shmangim mendimet negative. E di që në turnetë më të mëdha ndjenjat ndryshojnë shumë shpejt dhe ne duhet të jemi në gjendje të menaxhojmë momentet pozitive dhe negative. Deri tani gjithçka ka qenë shumë e shpejtë. E dimë që nuk kemi luajtur mirë dhe kjo ka ndikuar në moral, por tani është momenti kur duhet të jemi edhe më të vendosur”, ka thënë mesfushori i Napolit.