Lojtarët e Belgjikës do të kalojnë më pak kohë në St. Petersburg para ndeshjes së tyre të tretë në Euro 2020, pasi menaxhmenti i ekipit dëshiron të skuadra të përgatitet “në një mjedis më të sigurt nga COVID-19”.
Ndryshimi në planet e Belgjikës erdhi pasi autoritetet e qytetit rus njoftuan se nga e enjtja do t’i shtrëngojnë masat në tentim për të zvogëluar numrin e rasteve pas një vale të re infektimesh.
Kjo nënkupton mbylljen e vendeve për ushqim, qendrave tregtare dhe zonat e tifozëve për Euro 2020.
Skuadra e Belgjikës ka planifikuar të udhëtojë për në St. Petersburg për kamp treditorë, duke nisur pas ndeshjes ndaj Danimarkës, që është të enjten. Por në vend të kësaj do të kthehet në Tufizë dhe do të udhëtojë për në St. Petersburg një ditë para ndeshjes ndaj Finlandës, që është më 21 qershor.