Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, përkundër fitores ndaj Ulpianës është shprehur i pakënaqur me golat e pësuar nga lojtarët e tij.
Trajneri i skuadrës nga Suhareka beson që fitorja ishte e merituar pas asaj çfarë treguan në fushë.
“Jam shumë i kënaqur me mënyrën si kemi luajtur. Në disa raste nuk kemi pasur qetësi pasi kemi bërë dy gabime dhe kemi pësuar dy gola. Nuk është dashur të vinim në këtë situatë. Jam i kënaqur pjesërisht pasi kur luajmë si vendas po kemi një lloj presioni. Do t’i analizojmë këto ndeshjet e fundit dhe do të shohim pse po ndodhin këto. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi nuk do të kemi gjithmonë fatin prapa”, deklaroi Isufi.