Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Beka shënon golin e parë në Superligën e Zvicrës

Mbrojtësi kosovar, Ismajl Beka e ka shënuar të dielën golin e parë në Superligën e Zvicrës në futboll. 22-vjeçari realizoi në barazimin 2:2 të Luzernit ndaj Luganos. Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të elitës helvetike.
Beka shënoi për 1:0 në minutën e 27-të. Shënoi nga afërsia. Shtatlarti ka edhe dy asistime në 18 paraqitje. Beka për herë të parë po luan në Superligë.
Ardon Jashari luajti po ashtu për Luzernin, ndërsa Amir Shaipi, Kreshnik Hajrizi e Uran Bislimi startuan te Lugano.
Luzerni është i treti me 46 pikë. Lugno është e dyta me 47 pikë.