Sulmuesi Shkëlqim Vladi ka shënuar golin e parë në Superligën e Zvicrës në futboll.
Të dielën, 22-vjeçari realizoi gol në fitoren 6:1 të Luganos ndaj Yverdonit.
Vladi shënoi për 2:1 në minutën e 34-t. Ai për herë të parë po luan në Superligë.
Është paraqitur në katër ndeshjet e deritashme.
Ndeshja i takoi xhiros së katërt të elitës zvicerane.
Amir Shaipi, Kreshnik Hajrizi, Albian Hajdari, Uran Bislimi e Vladi startuan te Lugano.
Edhe
Vladi e shënon golin e parë këtë edicion
Për Luganon ishte fitorja e tretë.
Me nëntë pikë mban pozitën e dytë në tabelë.