Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vladi shënon golin e dytë në Superligën e Zvicrës

Shkëlqim Vladi e ka shënuar golin e dytë në Superligën e Zvicrës në futboll. Vladi të dielën realizoi në minutën e 96-të në humbjen 3:2 të Luganos nga Luzerni.

Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Superligës së Zvicrës. Vladi, Uran Bislimi dhe Albian Hajdari startuan te Lugano.

Kreshnik Hajrizi ishte në stol. Denis Simani, Ismajl Beka e Ardon Jashari luajtën prej fillimit te Luzerni. U aktivizua edhe Kemal Ademi. Luzerni është i treti me 11 pikë. Lugano renditet e pesta me nëntë.

Artikuj të ngjashëm