Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vladi ia siguron fitoren Luganos

Shkëlqim Vladi ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Luganos të dielën kundër Luzernit. Vladi shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Luganos, në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të Superligës zvicerane.

Ai shënoi gol në minutën e 40-të, ndërsa ishte goli i dytë rresht.

Ai u paraqit deri në minutën e 69-të. Në minutën e 69-të u zëvendësua edhe Uran Bislimi, kurse Kreshnik Hajrizi dhe Amir Shaipi qëndruan deri në fund të takimit. Për Luganon nga minuta e 85-të u paraqit edhe Albion Hajdari.

Për Luzernin luajti kapiteni Ardon Jashari. Lugano zë vendin e tretë me 40 pikë, kurse tri pozita më poshtë me tri pikë më pak është Luzerni.

Artikuj të ngjashëm