Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri asistoi në barazimin e kampionit të Zvicrës

Mesfushori kosovar Kastriot Imeri ka asistuar të dielën në barazimin e kampionit të Zvicrës, Young Boysit ndaj Luzernit me rezultatin 1:1, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës zvicerane të futbollit. Ai asistoi për Loris Beniton që shënoi golin e barazimit në minutën e 91-të.

Imeri u inkuadrua në minutën e 66-të, kurse Donat Rrudhani qëndroi në stol. Për Luzenin nga minuta e parë luajtën Ardon Jashari, Ismajl Beka, Denis Simani.

Beka u zëvendësua në pjesën e dytë, kurse nga minuta e 71-të për Luzernin luajti edhe Kemal Ademi. Valon Fazliu ka shënuar gol në fitoren e Aaraut ndaj Bellinzonas në Kategorinë e Dytë të Zvicrës. Ai shënoi golin e parë nga penalltia në minutën e 14-të në fitoren 3:1.